Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturash që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bën të ditur për Ekonomia Online në aksident kanë qenë të përfshira një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara. “Si pasojë e aksidentit lëndime […]
Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturash që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bën të ditur për Ekonomia Online në aksident kanë qenë të përfshira një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi ajo.











