Tre të vdekur dhe 205 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

2 persona kanë vdekur dhe 205 raste tjera janë konfirmuar me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend.

Në 24 orët e fundit janë testuar 943 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme