Tre të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut të hënën

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën, derisa nga 2.324 testime, 119 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 257 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 210.732.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 7.907 pacientë dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 223.330.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 4.691.

Të ngjashme