Të paktën tre vetë kanë humbur jetën në Itali, si pasojë erërave të forta që shkaktuan shumë dëme, duke rrëzuar mure dhe shumë drunj.
Dy prej tyre viktimave ndërruan jetë pasi u zunë nën rrënojat e një muri.
Viktima e tretë u godit nga një pemë, teksa po lëvizte me automjetin e tij pranë Romës.
Sipas mediave italiane, erërat e forta që përfshinë bregdetin e Adriatikut, shkaktuan po ashtu dëmtime në makina dhe shkaktuan ndërprerje të rrymës dhe dëme tjera.