Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim tre trafikantë të armëve ndërsa njërin e ka dënuar me të holla.
I akuzuari M.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 7.000 euro, për veprën penale në bashkëkryerje me A.V “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve”.
I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite e 2 (dy) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 euro, për veprën penale në bashkëkryerje importi, eksporti, furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
I akuzuari D.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 euro për veprën penale në bashkëkryerje “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve”.
I akuzuari D.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 4.000 (katërmijë)euro për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.