Tre zyrtarë të PD-së thirren në gjykatë rreth audiopërgjimit të Xhafajt

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 11:36 | Nga

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur sot për të dëshmuar dy deputetët e PD-së Enkelejd Alibeajn dhe Ervin Salianjin, si dhe ekspertin ligjor Gazmend Bardhi, në lidhje me audiopërgjimin e publikuar prej tyre për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, raporton abcnews.al.

Ata do të merren në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga selia blu pak ditë më parë, të një bisede te pretenduar mes Agron Xhafajt dhe një bashkëpunëtori, të identifikuar si Albert Veliu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi javën e kaluar fletë-thirrje të reja në selinë blu për Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin, pasi ata nuk u paraqitën të enjten e shkuar në organin e akuzës, për shkak të angazhimit në seancën plenare në Kuvend.

Të ngjashme