Tregu mobil në Prishtinë ka ndikuar pozitivisht në punësimin e fermerëve

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 15:12 | Nga

Tregu mobil i prodhimeve vendore ka ndikuar pozitivisht në punësimin e fermerëve. Kështu ka thënë në një postim në Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti në këtë postim ka treguar se, që nga nëntori i vitit 2015 mbi 1200 fermerë janë përfshirë në implementimin e tregut mobil të prodhimeve vendore.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

“Prej 3 nëntor 2015 kur edhe është inauguruar Tregu mobil i prodhimeve vendore kanë qenë mbi 1200 fermerë nga regjioni i Prishtinë që janë përfshirë drejtpërdrejtë në implementimin e këtij projekti. Ky projekt shumë domethënës është realizuar me mjete të fituara në donacion (ka kushtuar 479 mijë euro dhe është realizuar në bashkëpunim në mes të zyrës së Bashkimit Evropian të cilët i kanë dhuruar 80% të fondeve dhe Komunës së Prishtinës, e cila ka participuar me 20% të fondeve), ka ndikuar pozitivisht në punësim të fermerëve, si edhe qytetarëve të Prishtinës u janë ofruar produkte të freskëta vendore në lagjen e tyre. #Prishtina #Tregu #ProdhimeVendore”.

Image may contain: 5 people, people smiling, crowd, tree, child and outdoor

Image may contain: food

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme