KF Trepça ’89 në Ligën e Kampionëve deh FC Prishtina në Europa League do ta përfaqësojnë për herë të parë Kosovën në garat evropiane në nivel të klubeve
Falë triumfit në Superligë, KF Trepça ’89 do të luaj në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra mitrovicase ndeshjen e parë kualifikuese do ta zhvillojë më 27 apo 28 qershor, ndërsa atë të kthimit një javë më pas. Në anën tjetër, FC Prishtina në Europa League ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 29 qershor, ndërsa atë të kthimit me 6 korrik.
Të dy këto skuadrat, kundërshtarët e tyre do t’i mësojnë në shortin që do të hidhet me 10 qershor në Nyon të Zvicrës.