Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoni kërkon të rishqyrtohet vendimi

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e djeshme në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja Anti-COVID. Me masat e reja parashihet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë : Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19, ose certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19.

Tri doza të vaksinës do t’u kërkohen edhe qytetarëve që hyjnë në vend nga shtetet e rajonit, përfshirë këtu edhe nga Shqipëria e Maqedonia.

Kjo edhe ka ngjallur edhe reagime nga shtetet fqinje.

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani ka thënë se kufizimi i lëvizjes mes Kosovës dhe Maqedonisë epidemiologjikisht nuk ka asnjë peshë për momentin.

Ai është shprehur se nuk po arrin të kuptoj veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi,

Tutje Hasani ka thënë se Latifi duhet të rishqyrtoj urgjentisht vendimin e marrë.

“Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në  vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj”, ka shkruar ai ditën e djeshme në rrjetin e tij social Facebook.

Njoftimi i plotë:

Kufizimi i lëvizjes mes Kosoves dhe Maqedonisë epidemiologjikisht ska asnjëfar peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” është lart poshtë e njëjtë.

Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron?

Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në  vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj.

Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme