Janë tri fakte të thjeshta që shpërfaqin një absurd të madh:
Bashkësia ndërkombëtare (perëndimore) sulmin ndaj Kosovës e dënoi si sulm terrorist.
Lista Serbe i shpalli tri ditë zije për vdekjen e sulmuesve terroristë.
Nënkryetari i Listës Serbe u faktua se ishte pjesë grupit sulmues terrorist.
Në ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare pret që në veriun e Kosovës do të ketë zgjedhje të lira, demokratike e legjitime vetëm atëherë kur në to do të marrë pjesë Lista Serbe.