Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Prishtinë | 12 Maj 2023 | 04:24 | Nga Ekonomia Online

Dëshira për të sfiduar kohën, për t’u dukur më i ri/e re sa jeni në të vërtetë ka lindur bashkë me njeriun dhe nuk është një shpikje e kohëve moderne, por sigurisht që prania e rrjeteve social e stimulon më së shumti.

Ndoshta mund t’i fshihni disa vetes falë ndonjë filtri të smartphone-t tuaj, por sërish nuk mund ta frenoni këtë proces aq natyral.

Megjithatë nëse tregoheni të kujdesshëm dhe ndryshoni stilin e jetesës, duke eleminuar e ndryshuar 5 zakonet e mëposhtme, mund të dukeni të rinj e të shëndetshëm në të njëjtën kohë.

1.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.

2.Flini në një anë: Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështeja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës. Plus që kur e bëni këtë gjë në anën e majtë ushtroni presion tek zemra. Sipas shumë eskpertëve të fjeturit me shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri e i freskët.

3.Nuk përdorni krem kundra diellit: Kremi kundra diellit duhet të jetë gjatë gjithë vitit në çantën tuaj të kozmetikës dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës. Ekspozimi i tepërt dhe i pakontrolluar në diell është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme UVB dhe UVA duke aplikuar krem me faktor mbrojtë 30-50 dhe që i përshtatet pH-it dhe llojit të lëkurës suaj.


Të ngjashme