Kryesia e Kuvendit ka vendosur që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të votohet në seancën e 1 shtatorit. Partnerët e koalicionit qeverisës i kanë dhënë mbështetje Marrëveshjes, derisa opozita ka paralajmëruar masa radikale për pengimin e saj.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk do të votohet deri më 1 shtator. Kështu ka vendosur dje Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me shefat e grupeve parlamentare.
Partnerët e koalicionit qeverisës shpresojnë se kjo Marrëveshje do të ratifikohet më 1 shtator, ndërsa subjektet opozitare kërkojnë që kjo Marrëveshje të hidhet poshtë në mënyrë që Kosova të mos i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruan “Zëri”.