Tri ndeshje interesante luhen sot në Superligën e Kosovës

Prishtinë | 01 Pri 2023 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohen tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë ballafaqimi i Ballkanit me Gjilanin.

Kampioni aktual nuk është në formë të mirë në takimet e fundit dhe do të synojë këndelljen ndaj skuadrës gjilanase.

Ndërkohë, Prishtina sot, e zhvillon ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” në stinorin pranveror, ku e pret Trepçën ’89.

Teksa në përballjen e tretë do të ballafaqohet Llapi me Malishevën.

Të gjitha ndeshjet do të nisin me fillim nga ora 15:00.

Të ngjashme