Jane Goodall, antropologe e njohur dhe autore e librit “Reason For Hope” (Arsye për shpresë) paralajmëron për tri rreziqe që i kanosen planetit dhe njerëzimit deri në vitin 2050.
Vizioni i saj, në pamje të pare duket utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për planetin tonë aktualisht janë duke ndodhur.
1. Njerëzit do të braktisin shtëpitë e tyre – Bëhet fjalë për braktisje të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të oqeanit, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike që do të pasohen me zmadhimin e zonave të shkretuara.
Në këtë rast, Goodall parashikon që të parët që do të preken janë vendet të cilat kanë burime ujore të limituara për pirje dhe ujitje. E vërteta është se vetëm gjatë vitit të fundit, 22 milionë njerëz u detyruan të braktisin vendbanime e tyre dhe te emigrojnë për shkak të fatkeqësive natyrore.
2. Infeksionet do të jenë më të vështira për t’u kontrolluar – Sipas Goodall, në vitet 2050 shkenca mjekësore do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të kontrolluar infeksionet. Bëhet fjalë për rezistencën e shtuar të baktereve të ndryshme ndaj antibiotikeve. Që në vitin 2013, Tom Frieden i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishte paralajmëruar për nevojën e kalimit në erën post antibiotike.
Në Indi, shumë të porsalindur nuk arrijnë dot të mbijetojnë për shkak të infeksioneve që deri më tani konsideroheshin si të shërueshme. Ndërkohë që ky problem ka trokitur edhe në SHBA, e favorizuar kjo edhe nga përdorimi abuziv i antibiotikëve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në SHBA kanë vdekur 23 mijë persona të cilët ishin diagnostikuar me infeksione.
3. Shpyllëzimet do të kenë pasoja shkatërrimtare – Që në vitin 2012 një shkrim në New York Times kishte folur për rrezikun që i kanosej Planetit nga fenomeni i shpyllëzimeve të pakontrolluara. Llogaritet se mesatarisht çdo vit humbet një sipërfaqe e pyllëzuar e barabartë me sipërfaqen e Panamasë. Kjo gjë mendohet se do te dëmtojë jo vetëm vegjetacionin dhe kafshët për shkak te prishjes së habitatit të tyre, por edhe vetë njeriun, për shkak se nga pylli vjen edhe një pjesë e mirë e lëndëve të para që shërbejnë për përgatitjen e substancave që do të përdoren për përballimin e sëmundjeve vdekjeprurëse.
“Nëna Natyrë është elastike, por po afrohet me shpejtësi momenti kur ajo do të humbasë aftësinë e vetërregullimit dhe rigjenerimit”, përfundon Janet Goodall.