Tri raste të dhunë në familje për 24 orë në Kosovë, arrestohen dy të mitur

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë në Prishtinë në raste të ndara janë arrestuar dy të mitur. Në njërin rast është arrestuar i dyshuari i mitur i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij të mitur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në rastin tjetër është arrestuar e dyshuara e mitur për shkak të dyshimit se para dy- tri ditëve e kishte rrahur vëllain e saj të moshës 6 vjeç për të cilin rast babai, ka prezantuar një video incizim. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E në Fushë Kosovë viktima femër ka informuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj, nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Rom. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme