Tri shkolla në Komunën e Vitisë do të kalojnë në mësimin online nga e hëna.
Kështu ka bërë të ditur Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, duke treguar se kjo është bërë për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 në këto shkolla.
“Pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat:
SHFMU ‘Dëshmorët e Vitisë’ – në Viti, SHFMU ‘Nazmi Pajaziti’ – në Radivojc, SHFMU ‘Skender Emerllahu’ – në Ramjan, nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se shkollat e tjera në këtë komunë janë dezinfektuar dhe gjatë javës do të ketë testime rapide për nxënësit.