Tri shkolla të Drenasit bëhen me nxemje qendrore

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 13:20 | Nga

Ne kuadër të investimeve kapitale në shkollat e Komunës së Drenasit për të përmirësuar infrastrukturën në objekte shkollore, kanë përfunduar punimet në rregullimin e nxehjeve qendrore në tri institucione arsimore.

Me nxehje qendrore është bërë shkolla e fshatit Tërdec, Polluzhë dhe Gradicë. Në kuadër të investimeve në shkolla është duke vazhduar aneksi për ndërtimin e shkollës në fshatin Vërboc, janë ndërtuar tri depo në shkolla për dru dhe thëngjill, tri fusha të sportit dhe katër rrethoja të shkollave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme