Trofeu “Fadil Vokrri” dërgohet në Hungari

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Golashënuesi më i mirë i turneut të gazetarëve të Evropës Juglindore, do ta ketë një çmim të veçantë.


Trofeu “Fadil Vokrri” do të dërgohet në Siofok të Hungarisë, nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv e Kosovës dhe golashënuesit më të mirë të turneut të gazetarëve nga Evropa Juglindore, do t’i takojë ky trofe.
Këpuca e Artë do të jetë e veçantë, pasi peshon 2kg, ka ngjyrë ari dhe është një prej trofeve më reprezentativë që do të paraqiten në turneun e futbollit të gazetarëve aë janë pjesë e Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore (SEESJA).


Gjatë takimit treditor të SEESJA-s në Siofok (118 km nga Budapesti), do të mbahet edhe kongresi i këtij asociacioni, e pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe turneu i futbollit.


Me aprovimin e delegatëve të SEESJA-s, në Kongresin e 7-të në Ohër në vitin 2018, ishte vendosur që trofeu për golashënuesin më të mirë të turneut të merrte emrin e ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri.
Kongresi i SEESJA-s mbahet nga 14-17 tetor 2019 në Siofok (liqeni Balaton), Hungari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme