Tronditëse në Korçë, e moshuara gjendet e pajetë, dyshohet se u mbyt nga i biri

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Korçë. Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë në lagjen numër 4 të qytetit dhe raportohet të jetë mbytur nga djali i saj 50 vjeç.

Por burime nga policia thonë se në trupin e të moshuarës Sanie Demollari, janë gjetur shenja dhune, çka lë vend për dyshime.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë djali i saj, Ylli Demollari, që e ka goditur me sende të forta dhe më pas i ka dhënë fund jetës së saj duke e mbytur.

Raportohet se i biri ishte konsumues i rregullt i alkoolit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme