Një krim në familje ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku janë shënuar dy viktima.
Mësohet se ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e njohur si frutikulturë, në Kamëz, ku Halil Lita ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, Dije Lita dhe më pas ka qëlluar veten.
Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e tyre, dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Forca të shumta policie kanë shkuar në banesën ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi në familje.