Trump akuzon FDA-në se qëllimisht e vonoi vaksinën antiCovid -19 për t’ia cenuar rizgjdhjen

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump ka lëshuar akuza ndaj Administratës së Ushqimeve e Barnave sa i takon çështjes së vaksinës antiCovid-19.

Sipas tij, FDA e ka vonuar qëllimisht punën për nxjerrjen e vaksinës së shumëpritur, me qëllim cenimin e rizgjedhjes së tij.

“FDA dhe demokratët nuk donin që vaksina të dilte përpara zgjedhjeve, e vonuan 5 ditë”, u shpreh Trumpi.

Akuza të tilla kanë ardhur edhe më herët nga Trumpi, i cili në gusht akuzoi sërish Administratën e Ushqimeve e Barnave se po shtynte nxjerrjen e vaksinës deri pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Deep State apo kushdo qoftë në FDA po ua vështirëson kompanive farmaceutike marrjen e vullnetarëve për të testuar vaksinat dhe trajtimet. Mesa duket ata po shpresojnë të vonojë përgjigjet të paktën deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohemi te shpejtësia dhe të shpëtojmë jetë”, shkroi asokohe Trump/TCH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme