Trump akuzon Kinën dhe Rusinë pë zhvlerësim të monedhës

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 16:25 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për zhvlerësim të monedhave derisa Shtetet e Bashkuara rrisin normat e interesit.

“Rusia dhe Kina janë duke luajtur lojën e Zhvlerësimit të Monedhës derisa ShBA-ja rrit normat e interesit. E papranueshme!”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Departamenti amerikan i Thesarit përmes një raporti të gjashtëmujorit të parë, është frenuar në përdorimin e emrave për partnerët e mëdhenj tregtarë lidhur me këto manipulime, meqë është duke tentuar të negociojë deficitin e madh tregtar që ka aktualisht me Kinën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme