Donald Trump po pretendon se ka një armë qe do të mposhtë kundërkandidatin e tij demokrat, Joe Biden.
Ai tha se posedon fakte që ish-administrata e Bark Obama e ka spiunua atë në fushatën elektorale të vitit 2016, duke dashur që ta fusin në grackë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Michael Flynn.
Këto dokumente ia siguroi Richard Grenll i cili për pak kohë ishte në krye te inteligjencës amerikane, njofton Klan Kosova.
Duke e quajtur krim të rëndë këtë akt, Trump kërkoi nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr të marrë masa ndaj këtij skandali politik.
Megjithatë prokurori Barr, të hënën, paralajmëroi se nuk do të ndikohet nga presioni politik për të hetuar kundërshtarët e presidentit.
Joe Biden dhe demokratë të tjerë i kanë hedhur poshtë të gjitha këto pretendime duke e qujatur si një tjetër përpjekje e Presidentit Trump për të zhvendosur vëmendjen nga kritikat në rritje për keqmenaxhimin e krizës së koronavirusit.