Trump akuzon rrjetet sociale për censurë

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 17:31 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar rrjetet sociale duke thënë se janë kompani që “heshtin miliona njerëz” dhe përdorin censurën.

Trump nuk përmendi emrin e ndonjë kompanie të caktuar të rrjeteve sociale.

Këtë deklaratë, Trump e bëri në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

“Gjigantët e mediave sociale heshtin miliona njerëz. Nuk mund ta bëjnë këtë, edhe nëse kjo do të thotë që ne duhet të vazhdojmë të dëgjojmë lajme të rreme si ato të CNN-it, vlerësimet e të cilëve kanë rënë dukshëm. Njerëzit kanë të drejtë të kuptojnë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është, pa censurë!”, ka shkruar Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme