Trump dhe Putin diskutojnë për një marrëveshje të re bërthamore

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për mundësinë e një marrëveshjeje të re bërthamore.

Gjatë bisedës që ka zgjatur për më shumë se një orë, të dy liderët kanë diskutuar edhe për denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe rreth situatës politike në Venezuelë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka bërë të ditur para gazetarëve se të dy Presidentët kanë biseduar rreth një marrëveshje të re bërthamore shumëpalëshe midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Të ngjashme