Trump e emëron shefin e ri të FBI-së

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 14:52 | Nga

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë sot se planifikon ta nominojë Christopher A. Wray, për ta udhëhequr FBI-në
“Do ta nominoj Christopher A. Wray, një njëri me kredenciale pa të meta, që të jetë drejtor i ri i FBI-së”, ka shkruar Trump në Twitter, transmeton Express.

Posti i Drejtorit të FBI-së ka qenë i lirë gjatë muajit të fundit pasi presidenti Trump e shkarkoi James Comeyin.

Wray ka shërbyer në Administratën e George W. Bush si asistent i Prokurorit të Përgjithshëm nga viti 2003 deri më 2005.

Po ashtu, ai ka qenë avokat përfaqësues i Guvernatorit të New Jeresyit, Chris Christie, aleatit të Trumpit, gjatë skandalit “Bridgegate”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme