Trump e ka gati planin e paqes për Lindjen e Afërt

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump tha sot se me shumë mundësi do ta paraqesë planin e tij të paqes për Lindjen e Afërt para vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington.

“Ne do ta bëjmë publik ndoshta pak më përpara. Është një plan i shkëlqyer. Do të dëshiroja shumë të arrinim një marrëveshje”, deklaroi Trump në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.

Autoriteti palestinez përsëriti të enjten kundërshtimin e tij për planin e paqes i propozuar nga Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar faktin se Donald Trump e kishte njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Palestinezët duan ta bëjnë Jeruzalemin lindor kryeqytetin e shtetit për të cilin aspirojnë, por Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të unifikuar dhe të pandarë.GazetaExpress.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme