Trump fajëson demokratët për vdekjen e fëmijëve emigrantë

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, fajëson demokratët për vdekjen e një fëmije 8 vjeçar të ndaluar nga autoritetet amerikane në kufirin meksikan.

Vdekja e fëmijës së dytë, i cili ishte marrë në paraburgim në kufi, pasi ka ardhur nga Amerika Qendrore dhe kaloi ilegalisht nga Meksika shkaktoi debate në SHBA.

Trump mbrojti veten duke fajësuar demokratët për kritikat e kushteve të këqija me të cilat përballen emigrantët e ndaluar.

“Çdo vdekje e fëmijëve apo të tjerëve në kufi është në mënyrë rigoroze faji i demokratëve dhe i politikave të tyre patetike për emigrantët që lejojnë njerëzit të bëjnë një udhëtim të gjatë duke menduar se mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë.

“Nëse do të kishim një mur, ata nuk mund të hynin. Madje, as nuk do ta provonin”, shkroi Trump në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme