Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur falënderimet për Arabinë Saudite, në lidhje me çmimet e naftës në SHBA.
Përmes një postimi në Twitter, Trump ka bërë të ditur se çmimet e naftës kanë pësuar rënie.
“Çmimet e naftës janë në rënie. Fantastike! Si një heqje e një takse të madhe për Amerikën dhe botën. Shijojeni! $54, sapo ishte $82. Faleminderit për Arabinë Saudite, por le t’i ulim ende”.
Mbështjetja e Trump-it për Arabinë Saudite vjen në një moment tejet kritik, pas incidentit në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Analistë të sektorit ekonomikë kanë ngritur pyetjen se si mbështetja e SHBA-ve për mbretërinë saudite, e cila po përballet me krizën më të madhe me perëndimin si pasojë e vrasjes së Khashoggi-t në konsullatën saudite në Stamboll, mund të ndikojë në politikat e naftës.