Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e mallrave nga Kina.
Trump tha se tarifat e reja prej 10% do të hyjnë në fuqi nëse Kina refuzon t’i ndryshojë praktikat e saj.
Ky veprim do të ishte një përshkallëzim i madh i mosmarrëveshjeve që rrezikojnë ta çojnë SHBA-në dhe Kinën në luftë tregtare.
Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një jobalancë tregtare me SHBA-në, për vite të tëra.
Tregjet e aksioneve shënuan rënie për shkak të frikës nga përkeqësimi i mëtejmë ti marrëdhënieve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.