“The New York Times” dhe “The Washington Post” zbuluan detaje të shënimeve personale të cilat kreu i shkarkuar i FBI-së Corney i shkroi pas takimit në muajin shkurt me Trumpin.
Mediat amerikane kanë akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump se nga ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) James Comey ka kërkuar që të heq dorë nga hetimi për ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Michael Flynn lidhur me kontaktet e tij me Rusinë.
Duke iu referuar burimeve të paemëruara nga Zyra e Corney, gazetat “The New York Times” dhe “The Washington Post” zbuluan detaje të shënimeve personale të cilat kreu i shkarkuar i FBI-së Corney i shkroi pas takimit në muajin shkurt me Trumpin.
Trump me këtë rast gjoja ka thënë se shpreson që Corney mund ta dëgjojë dhe të heq dorë nga hetimet lidhur me këshilltarin Flynn.