Trump mban sot fjalim nga Varshava

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 08:28 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të paraqesë sot në Varshavë vizionin e tij për marrëdhëniet e Amerikës me Evropën.

Trump do të mbajë fjalimin e madh në Sheshin Krasinksi – vendin e kryengritjes së Varshavës, më 1944.

Ai po ashtu do të promovojë tregtinë në bisedimet me liderë të Evropës qendrore dhe lindore.

Më vonë, Trump do të udhëtojë drejt Hamburgut, ku, të premten, do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Në margjina të këtij samiti, Trump do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme