Trump: Mundësi e rrallë për paqe në Lindjen e Afërt

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 16:03 | Nga

Presidenti amerikan Donald Trump sot gjatë vizitës në Izrael theksoi se tani ka “mundësi të rrallë” për vendosje të paqes në Lindjen e Afërt.

“Para nesh qëndron mundësia e rrallë të sjellim siguri, stabilitet dhe paqe në rajon. Por, kjo është e mundur vetëm nëse punojmë së bashku. Nuk ka mënyrë tjetër”, theksoi Trump në Tel Aviv.

Ai shtoi se Izraeli njëjtë si ShBA-ja, synon drejt arritjes së paqes dhe shtrirjes së dorës drejt fqinjëve të vet, përfshirë edhe drejt palestinezëve.

“Presidenti është i gatshëm perosnalisht të angazhohet në përpjekjet për arritje të paqes në Lindjen e Afërt”, deklaroi paraprakisht sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson.

Ai shtoi se është i mundshëm takim trepalësh ndërmjet liderit amerikan, izraelit dhe palestinez, por jo gjatë kësaj vizite, por më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme