Trump: Ngushtica e Hormuzit plotësisht e hapur për biznes, por bllokada amerikane e porteve të Iranit do të mbetet në fuqi

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Pas njoftimit nga Irani për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe pasi vetë presidenti amerikan Donald Trump e bëri të ditur këtë, Trump bëri një postim pasues në Truth Social nga Donald Trump, në të cilin ai thotë se Ngushtica e Hormuzit është “PLOTËSISHT E HAPUR DHE GATI PËR BIZNES”.

“Por bllokada detare do të mbetet në fuqi dhe me efekt të plotë për sa i përket Iranit, vetëm derisa transaksioni ynë me Iranin të jetë 100% i përfunduar. Ky proces duhet të shkojë shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë tashmë të negociuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti Donald J. Trump”.

Të ngjashme