Trump: Nuk dua që një person i varfër të marrë rol në kabinetin tim

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 10:52 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk dëshiron që një person i varfër të mbajë role ekonomike në administratën e tij, teksa e përdori një tubim në Iowa për ta mbrojtur vendimin e vet për të emëruar njerëz të pasur në kabinetin e tij.

Presidenti amerikan i tha turmës dje në mbrëmje: “Dikush më tha pse e emërove një person të pasur në krye të ekonomisë? Është e vërtetë. Dhe Wilbur’s, sekretari i tregtisë WIlbur Ross, është një person shumë i pasur në krye të tregtisë. Thashë: ‘Sepse koka të tilla na duhen,” transmeton Express.

Presidenti e ka shpjeguar se Ross dhe këshilltari i tij ekonomik Gary Cohn është dashur të hiqnin dorë nga shumë gjera për t’i fituar këto vende pune dhe se Cohn në veçanti, ish president i Goldman Sachs, “kaloi nga pagesa masive në kikirik”.

“I dua të gjithë njerëzit, të pasur e të varfër, por në këto pozita të veçanta, thjesht nuk e dua një person të varfër. A ka kuptim kjo?” ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme