Trump: Nuk duhet të lejohet që Irani të ketë armë bërthamore

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 18:11 | Nga

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jerusalem, ku është takuar me Presidentin e Izraelit, Ruven Rivlin, në rezidencën shtetërore në Jerusalemin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit dy presidentët kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë konferencë, Presidenti Trump ka thënë: “Irani nuk duhet të lejohet që të pajiset me armë nukleare. Irani duhet të ndërpresë menjëherë ndihmën ushtarake dhe monetare të dhënë ndaj grupeve terroriste në rajon.””

Duke vënë në dukje se SHBA-ja dhe Izraeli janë përballë shumë kërcënimeve duke veçuar Iranin dhe organizatën terroriste DEASH, Trump në vijim të fjalës së tij tha: “Izraeli dhe SHBA-ja ndodhen përballë shumë kërcënimeve nga organizata terroriste sikurse është edhe DEASH-i. Madje jemi edhe përballë vendeve si Irani i cili mbështet grupet terroriste në shumë vende të botës.”

Ndërsa Presidenti i Izraelit, Rivlin në fjalën e tij duke iu drejtuar Trump-it tha: “Izraeli ju përshëndet për ato që po bëni në Siri. Ata të cilët shkelin vlerat e njerëzimit atje, nuk duhet të kalojnë vijat e kuqe”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme