Trump nuk është i shqetësuar për raketat Koresë së Veriut

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, nuk ka treguar shqetësime lidhur me testimet e fundit raketore të Koresë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter të publikuar pak pas arritjes së tij në Japoni të dielën, Trump i quajti raketat “armë të vogla”.

“Koreja e Veriut lansoi disa armë të vogla, të cilat i shqetësuan disa nga njerëzit e mi dhe disa të tjerët, por jo mua. Kam besim se Kryetari Kim do të mbajë premtimin që më ka dhënë” shkroi ndër të tjera Trump.

Deklarimet e Trump bien në kundërshtim me ato të këshilltarit të tij për siguri kombëtare.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-ve Xhon Bolton, tha të shtunën se testimet shkelën rezolutat e OKB-së mbi Korenë e Veriut.

Trump nisi një vizitë shtetërore në Japoni të dielën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme