Trump së shpejti do të nënshkruajë ligjin për sanksionet kundër Rusisë

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 13:15 | Nga

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha në Tbilisi të Gjerogjisë se presidenti amerikan Donald Trump së shpejti do të nënshkruajë ligjin për futjen e sanksioneve kundër Rusisë, por në të njëjtën kohë ai kritikoi praninë ushtarake të Rusisë në territorin gjeorgjian, të cilën e quajti “okupim”.

Zëvendësi i Donald Trump tha se SHBA këmbëngulin në marrëdhënie konstruktive me Rusinë, por Uashingtoni beson se përmirësimi i marrëdhënieve dhe heqja e sanksioneve do të kërkojë ndryshime në veprimet e Rusisë për të cilat janë ndërrmarrë sanksionet, raporton AFP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme