Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë e ka paraqitur strategjinë e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, me të cilën merret linjë e fortë ndaj Kinës dhe Rusisë, por tha se Uashingtoni do të synojë “partneritet të madh” me dy këto fuqi “rivale”, derisa i mbron interesat kombëtare amerikane.
Në një fjalim me tematikë të gjërë në Uashington, pak kohë pasi Shtëpia e Bardhë e ka publikuar dokumentin e strategjisë, zoti Trump tha se “realizmi” dhe “Amerika së Pari” do të jenë parime udhëzuese të sigurisë kombëtare, që ecin përpara dhe ashpër i ka kritikuar të arriturat e paraardhësve të tij, për një rreze të gjërë të çështjeve, përfshirë kundërterrorizmin, Iranin dhe Korenë Veriore.
Presidenti Trump, gjatë fjalimit të tij, e ka lavdëruar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri dhe tha se Pakistani, duhet të jetë më i vendosur në betejën kundër ekstremizmit.
Në strategjinë e re kombëtare të Shteteve të Bashkuara tërhiqet vërejtja se Kina dhe Rusia paraqesin “sfida për fuqinë, ndikimin dhe interesat amerikane, në përpjekje për shkatërrimin e sigurisë dhe prosperitetit amerikan”.