Trump do të organizojë iftar në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:53 | Nga

Mediat amerikane njoftojnë se presidenti i ShBA-së Donald Trump ditën e mërkurë do të organizojë një iftar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e mediave amerikane, të bazuar në një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Trump do të organizojë iftar ditën e mërkurë.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zytare nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me çështjen dhe kush janë të ftuar në këtë iftar.

Trump i cili më 20 janar të vitit 2017 mori detyrën e presidentit të ShBA-së, ndryshe nga vitetet e kaluara nuk e vazhdoi traditën e organizimit të iftarit në Shtëpinë e Bardhë dhe vitin e kaluar nuk organizoi iftar.

Presidenti amerikan në arenën ndërkombëtare po kritikohet nga myslimanët për shkak të rritjes së incidenteve islamofobike në ShBA si dhe për shkak të hapave të tij në vendimet për myslimanët amerikanë dhe për vendimin mbi Kudsin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme