Trump vendos tarifa tregtare dhe për verërat franceze

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Së fundi presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se verërat franceze do përballen gjithashtu me rritjen e tarifave dhe me sa duket Shampanja dhe Merloti mund të pësojnë rritje në çmim.

Kështu nëpërmjet deklaratave, Trump ka theksuar së fundi se kjo nuk është e drejtë dhe padyshim duhet të bëhet diçka. Sipas tij Franca prodhon verëra të shkëlqyera, por po të njëjtën cilësi ka edhe SHBA-ja.

Problemi sipas Trump qëndron tek fakti se Franca e bën shumë të vështirë për SHBA-në të shesë verërat e saj atje dhe duke aplikuar tarifa të larta. Nga ana tjetër, SHBA-ja e lehtëson tregtinë për verërat franceze, madje edhe e nxit atë duke vendosur tarifa shumë të ulëta. Në thelb, kjo për presidentin amerikan cilësohet si jo e drejtë dhe diçka që duhet ndryshuar.

“Franca na akuzon shumë për verën dhe ende ne vazhdojmë ta ngarkojmë [me tarifa] shumë pak për verën franceze”, tha Trump në CNBC, përcjell Telegrafi.

Amerika është aktualisht tregu më i madh për eksportin e verërave nga BE dhe rritja e tarifave prej SHBA-së, një politikë tashmë e njohur tregtare, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm negative tek vreshtat evropiane dhe prodhimi që vjen prej tyre.

Sipas Eurostat, vetëm në vitin 2017, SHBA importonte një të tretën e të gjitha verërave nga BE, ndërsa verërat amerikane përbënin vetëm 16 për qind të verërave të importuara në Bashkimin Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme