Trump vendos tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 19:18 | Nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur që SHBA-të të largohen nga marrëveshja e deritanishme bërthamore me Iranin.

Kështu raportojnë mediat e huaja amerikane të ketë deklaruar vet Presidenti Trump, ndërsa nuk kanë dhënë më tepër detaje rreth këtij vendimi, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq në lidhje me këtë marrëveshje Irani zyrtar paralajmëroi SHBA-të se do të përjetojë pendesë historike nëse vendos shkëputjen nga ky pakt i dakorduar para disa vitesh gjatë mandatit presidencial të Barack Obamas.

Trump pritet që përmes një njoftimi të tij të jap vendimin e tij zyrtar në lidhje me këtë marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme