Trump viziton qytetin e rrënuar nga zjarret në Kaliforni

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump po e sheh nga afër vazhdën e shkatërrimeve që kanë lënë pas zjarret më të fuqishme në historinë e Kalifornisë. 76 persona ka vrarë zjarri i pagëzuar “Camp Fire” në veri të këtij shteti dhe mbi 1200 janë të zhdukurit.

Duke folur nga qyteti thuajse tërësisht i rrënuar, Paradise, presidenti e përshkroi skenën si pamje që të ngjall trishtim. Duhet të bëjmë një menaxhim më të mirë të mirëmbajtjes këtej, e të punojmë edhe me grupet ambientaliste. Them se nuk do të kemi më situatë të këtij niveli, u shpreh ai.

Ekspertët thonë se kushtet e motit, ndryshimet klimaterike dhe lëvizjet e popullatës duhen konsideruar si shkaktarët kryesorë të zjarreve të tilla pyjore. Zjarrfikësit nuk po luftojnë vetëm me Camp Fire; është edhe Woolsey Fire që ka gllabëruar hektarë të tërë toke pranë Los Angelesit e ka marrë të paktën tre jetë njerëzish.

Si të mos mjaftonte ferri i krijuar prej flakëve, një numër i madh njerëzish janë sëmurë pas përhapjes së një virusi në strehat e përkohshme, ndërsa cilësia e ajrit në Kaliforni në këto momente është listuar si më e keqja në botë.

Parashikohen reshje të dendura shiu për javën në vazhdim, e ato mund t’i fashisin disi flakët, por rrezikojnë nga ana tjetër të nxisin rrëshqitje dheu e përmbytje në rajonet kodrinore, ku bimësia është zhdukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme