Trumpi kërkon ripërtëritjen e marrëdhënieve me Rusinë

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 11:04 | Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, njoftoi sot se presidenti Donald Trump ka kërkuar që të ripërtërijë marrëdhëniet me Rusinë dhe të mos lejojë që trazirat politike lidhur me lidhjet e mundshme ruse në fushatën parazgjedhore të Trumpit që të sjellin pengesa.

Tillerson deklaroi se marrëdhëniet me Rusinë janë në nivel të ulët dhe përkeqësohen për shkak të cilës Trump ka kërkuar që të tentojë të stabilizojë situatën dhe të rivendos besim të ndërsjellë.

Shefi i diplomacisë amerikane këtë e deklaroi gjatë vizitës në Uelington, në Zelandë të Re, ku u takua me kryeministrin e vendit, Bill English.

Tillerson theksoi se nuk mund të komentojë detajet e hetimit rreth përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke thënë se mbi atë “nuk ka njohuri të drejtpërdrejta”.

Siç tha, presidenti amerikan i ka thënë se trazirat për shkak të Rusisë nuk duhet të pengojnë punën e përmirësimit të marrëdhënieve.

“Ishte shumë i qartë kur kërkoi të punojë për marrëdhëniet në çfarëdo ritmi dhe në sferat për të cilat mendojmë se mund të bëjmë ndryshim. Vërtetë nuk jam i përfshirë në çfarëdo çështjesh të tjera”, tha Tillerson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme