Trumpi mbështet rritjen e numrit të trupave ushtarakë në Afganistan

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 10:11 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka mbështetur rritjen e trupave ushtarake amerikane në Afganistan. Kështu ai i ka dhënë autoritet Ministrit të Mbrojtjes, Jim Mattis për të vendosur rreth nivelit të trupave në Afganistan, kanë raportuar mediat.

Gjenerali i ushtrisë, John Nicholson, i cili udhëheq forcat ushtarake në Afganistan, ka thënë se i nevojiten “disa mijëra” trupa të tjerë. Momentalisht atje janë 8 400 persona të forcave ushtarake amerikane.

Në Pentagon është diskutuar për 3 000 deri në 5 000 forca shtesë, disa prej të cilave mund të dërgohen nga aleatët e ShBA-ve dhe do të përbëhen kryesisht nga ekipe dhe trajnerë ajrorë për të mbështetur forcat afgane.

Vendimi i Trumpit për të zgjeruar ushtrinë në luftën 15-vjeçare në Afganistan, vjen pas dhënies së kompetencave nga ana e tij, kundrejt gjeneralëve të ShBA-së, që drejtojnë forcat amerikane në Irak dhe Siri.

Mattis e ka paralajmëruar Kongresin se forcat afgane të mbështetura nga ShBA-ja, nuk po fitojnë luftën kundër talibanëve.

Disa zyrtarë amerikanë kanë vënë në pikëpyetje nëse një rritje e tillë modeste, do të ishte e mjaftueshme për ta ndryshuar rrjedhën e luftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme