Trumpi në Vatikan, takohet me Papa Françeskun

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 12:55 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, është takuar me Papa Françeskun në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Vatikan.

Takimi dypalësh në Vatikan është zhvilluar në një zyrë në bibliotekën private të Papës në Pallatin Apostolik.

Presidenti amerikan Trump theksoi se ndien krenari të madhe që është takuar me Papa Françeskun, me të cilin Trump vitin e kaluar kishte hyrë në polemikë teksa kandidonte për president të SHBA-ve.

Takimit më pas i është bashkangjitur edhe një delegacion prej 12 vetash, në mesin e të cilëve e bashkëshortja e Trumpit, Melania, vajza Ivanka, dhëndrri Jared Kushner dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme