Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë në një intervistë se SHBA-ja e kishte normën më të ulët të vdekshmërisë gjatë pandemisë, deklaratë kjo e pavërtetë.
Më shumë se 140.000 vdekjet në SHBA, të lidhura me COVID-19 e vënë këtë shtet në listën e dhjetë shteteve me normën më të lartë të vdekshmërisë, sipas të dhënave të grumbulluara nga Universiteti Johns Hopkins, shkruan BBC.
Trumpi e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në “Fox Neës”, në të cilën ai njëkohësisht pretendoi se shtetit të tij “ia ka zili bota”, kur janë në pyetje testimet.
Të dielen, SHBA-ja ka regjistruar të paktën 64.000 raste të reja. Tani ka 3.768.056 raste të konfirmuara, shifra më e lartë në botë.