Administrata Trump këtë të premte sanksionoi disa kompani të huaja për të kufizur aftësitë ushtarake të Iranit, ndërsa konflikti me Izraelin vazhdon.
Departamenti i Thesarit tha në një deklaratë se bizneset dhe individët e sanksionuar furnizuan Iranin me “makineri të ndjeshme” dhe kërkime “që mbështesin programet e raketave balistike, mjeteve ajrore pa pilot dhe armëve asimetrike të regjimit”, shkruan CNN.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura të ndërpresin çdo përpjekje të Iranit për të siguruar teknologjinë, përbërësit dhe makineritë e ndjeshme me përdorim të dyfishtë që mbështesin programet e raketave balistike, mjeteve ajrore pa pilot dhe armëve asimetrike të regjimit. Ne kemi qenë të qartë: ata që i mundësojnë këto skema do të mbahen përgjegjës”, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent në një deklaratë.