Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Bidenit president, më 20 janar, pak orë pasi premtoi një kalim të qetë të pushtetit.
Ka pasur diskutime në Shtëpinë e Bardhë nëse Trumpi do të largohet më 19 janar, raporton “Reuters”. Sipas burimeve, ai pritet të shkojë në resorin në Florida.
“Për të gjithë ata që kanë pyetur, nuk do të shkoj në inaugurim më 20 janar”, ka shkruar Trumpi në Twitter.
Trumpi me këtë rast do të thyejë traditën duke mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Biden.