Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se nuk ka asnjë plan që të takohet me homologun e tij iranian, Hassan Rohani.
Megjithatë, Trump dha sinjale se është i hapur për një takim të mundshëm në të ardhmen me Rohanin.
“Pavarësisht kërkesave, unë nuk kam plane që të takohem me presidentin iranian, Hassan Rohani. Ndoshta në të ardhmen. Jam i sigurt se ai është njeri i dashur”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter.
Despite requests, I have no plans to meet Iranian President Hassan Rouhani. Maybe someday in the future. I am sure he is an absolutely lovely man!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 25, 2018
Marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar që prej se në muajin maj, presidenti Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore. Trump po ashtu urdhëroi rivendosjen e sanksioneve.
Marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.